Mėmėdhe quhetė toka ku mė ka rėnurė koka, ku kam dashur mėm'e atė, ku mė njeh dhe gur' i thatė ku kam pasurė shtėpinė, ku kam njohur perėndinė, stėrgjyshėt ku kanė qėnė dhe varret q'i kanė vėnė, ku jam rritur me thėrrime ku kam folur gjuhėn time, ku kam fis e ku kam farė, ku kam qeshur, ku kam qarė, ku rroj me gas e me shpres, ku kam dėshirė tė vdes.