
|
Ti je balli me florinj, ti je lulja e Shqipėrisė dhe trumbeta e lirisė. Pleq qė ngjalle dhe tė rinj, tėrė kombi tė sjell nder, me lavd emrin ta ka shkruar se ti trime vet' me duar fij't e flamurit ke tjerr!
Je kurora me shkėlqim gurėshtrenjt', margaritarė, qė do mjeshtėr magjistarė t'i radhuan me qėllim. Zjarr lėshojnė, qė verbon, si yj rrotull tė shėndrisin, rreze njyrash, llamburisin, pėr sy bėrė qė lakmon!...
Rrotull fqinjėt sa fuqi, sa mėnyra nuk pėrdorin, me pahir qė tė na korrin ēdo send, Vlorė, mban nė gji! Mund e bij ke pas' armiq, me syt' katėr gjith' pas arit, jasht' zakonit tė shqiptarit, qė s'shet besėn pėr ca fiq.
Por ti, Vlorė, mos u dro! Mbaj mburojėn me qėndresė, se kush vetes i zė besė, e mat grushtin me kėdo. Se dhe Deti mik kur fle, n'ėndrrat kryen njė dėshirė mbret tė jet' e zot i lirė veē pėr tokėn q'i dha be.
| |