
|
Hosanna o ēlironjės, Mesi, hosanna! Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma, Brohoritni trumbeta, timpane, zurna, Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna! Kryetrim, qė lėfton, triumfon pėr atdhe, Shpėtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe, Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe, Lum e lum, Galile: Hosanna, hosanna! O i bir i Davidit, i Miri Bari, Ti na prin dhe na rrit nė luadh e vėrri, Ti na ruan, na mpron, dhe pėr ne bėhesh fli, O Njeri-Perėndi: Hosanna, hosanna! Pėrmi Dhe, pėrmi Fron, pėrmi Qjell u bekofsh, Pėrmi djall dhe tiran, pėrmi Ferr mbretėrofsh, Me pean dhe temjan, dhe kėmban' u kėndofsh, Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, Hosanna! O i fort' o i urt' o i ėmbėl Jesu, Plot me bes' e me shpresė tė biem mi gju, T'adhurojmė me zėmėr kėtu e tėhu, Gjithėkunt e pa funt: Hosanna, hosanna! Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna! Shtroni udhėn me lule, dafin e hurma, Brohoritni trumpeta, timpane, zurna, Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
| |