
|
Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba, Do tė varim, Mesi, se tė kemi Usta, Se s'ke dashur as jet' as martes' as para: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak. Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak, Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė, Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė, Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen, Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė s'na rren, Se e do vegjėlin' e tiran' e urren: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton, Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton, Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė, As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė, Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha. Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar, Se kujtoi qė pa armė na ka pėr tė zgjuar: Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.
| |