
|
Rent, or rent, rent e u thuaj Se u ēthur ordi e huaj, Se betejėn e fituam Dhe qytetin e shpėtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak! Kap njė degė prej dafine Dhe vėrtitesh ndaj Athine, Nėpėr fush' e brek mi brek Kėmba tokėn as ta prek, Hip e zbrit, Petrit, Marathonomak! Ke njė plagė, po s'e the, Djers' e gjak pikon pėrdhe; Do qė ti tė jesh i pari, Pėr triumfin lajmėtari, Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak! T'u tha gryka, po s'tė pihet, T'u mpi kėmba, po s'tė rrihet, Se mileti po tė pret, Ankthi zemrat ua vret, Vrer e tmerr, Shpejt, or Marathonomak! Kurrė kaqė s'dogji dielli Dhe si plumb s'rėndovi qjelli, Kurr' aq ėmbėl' e bukur s'ftoj Hij' e lisit edhe kroj; Turru tej, Tutje, or Marathonomak! Vapa mbyt e pluhri nxin, Ferra ējerr e guri grin, Afsha gjoksin pėrvėlon, Syrin avulli verbon; Ur' e prush, Furr', or Marathonomak! Gryka si gjyryk tė ēfryn, Prej Vullkani flag' e tym, Se ē'vėngon e se ē'gulēon, Zėmra brinjėt ti ēkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak! Nėna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahėt tė tė ndalin, Mos, se s'janė veē Najada; Magjistrica dhe Driada, Lark, or lark, Lark, or Marathonomak! Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerėzia, Qė tė pan' e qė tė ēquan Dhe fuqinė ta rishtuan, Hė dhe pak, Hajde, or Marathonomak! Ja, arrive, ua the: Ē'gaz e ē'helm qe kjo myzhde! "E fituam!" brohorite Dhe pėr tok' u pėrpėlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak! Rent kudo, dyke bėrtitur, Nėpėr shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veē e tok, Tok, or Marathonomak!
| |