
|
Fryn' e ēfryn veriu, Ngrin, mėrdhin i ziu Dhe mangallit i afrohet Qė tė ngrohet. Krishtin brėnda e gjykojnė Dhe pas ligjės e dėnojnė, E goditin dhe e shtyjnė, E pėshtyjnė. S'del askush qė ta shpėtonjė, Roma do ta kryqėsonjė, Triumfon Legaliteti Dhe Laneti. Kur e rrahin dhe e tallin Pjetri ngulet mbi mangallin; Kur e pa, u koll kėndezi Nga qymezi. Dhe njė shėrbėtore i tha: -"Je dhe ti njė nga ata!" Po Shėn Pjetri proteston, E mohon. Kruspull mi mangallin mblidhet Po djek mjekrėn dhe pėrdridhet; Se ē'kėndon bandill kėndezi Nga qymezi: "Shkab' e shkėmb me poz' e fjalė, Se ē'na dolle shkrumb e galė, Nė je trim kėtu tregoje, Shko shpėtoje." Thot' ajo: -"Je, mos gėnje!" Pjetri e mohon me be: -"Jo, pėr Zotin, moj aman, S'jam e s'jam." Kruspull mi mangallin mblidhet, Po djek gjuhėn dhe pėrdridhet; Se ēkėndon bandill kėndezi Nga qymezi: -"Simon Pjetėr, Bar Jona, Kėshtu ndahet kjo dynja: Kryqi andej, kėtej buxhaku Dhe allēaku". Se ē'e dogje, se ē'e fike, Gjel me gjėmb' e kėng' armike, Dhe ndėrgjegjen se ē'ja ēpove, Se ē'ia zgjove. Se ē'vajton Shėn Pjetri hidhur, Leshlėshuar, duarlidhur, Tri her' e mohoj pa gdhirė, Faqenxirė.
| |