
|
Udha e mbarė se erdh pranvera, shko, dallėndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kėrkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko nė Shkodėr, n'qytetin tim.
Shėndet prej meje tė m'i falėsh saj shpisė vjetėr ku kam le, me ato vende rreth t'pėrfalesh, ku kam shkue kohėn e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'pėrfalesh n'ato fusha qė m'ka Shkodra tė lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambėlcim, fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisė me ty, dojsha n'Shkodėr me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim.
| |