Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnates Vetem ne stacionet kryesore do te ndaloje, Une ty s'do te harroj.
Do te kujtoj Mbremjen e heshtur, te pafund te syve te tu, Denesen e mbytur, rrezuar mbi supin tim Si nje debore e pashkundshme.
Ndarja erdhi Po iki larg teje... Asgje e jashtezakonshme, Veç ndonje nate Gishtat e dikujt do te mpleksen ne floket e tu Me te largetit gishtat e mi, me kilometra te gjate...