
|
Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej Si te harroj un' dalngadal, Si vdes tek une kujtimi yt Si vdesin floket dhe gjithcka.
Tani kerkoj une posht' e lart Nje vend ku ty te te leshoj. Nje strofe a note a nje brilant Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s'te pranofte asnje varr Asnje mermer a morg-kristal. Mos duhet vall' prap te te mbart Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s'gjetsha hon ku te te hedh Te gjej nje fushe a nje lulnaje Ku butesisht porsi polen Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu Dhe te te puth e t' ik pa kthim Dhe nuk do te dime as ne, askush Harrim ish ky, a s'ish harrim.
| |