O vullnete te ndrydhuna nder grushta te celikta te te shekujve te kaluem! O vullnete te shtypuna me themra te ngurta te te titajve te terbuem, te cilet n'udhe per ne theqafje ketej pari i rane dhe vatrat tona ne mjerim i perlane...O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Shkundeni prangat te mprapshta! E me brimengadhenjyese, me hove viganesh, deshirash flatruese, turrnju ne te gjitha anet dhe poshte ne dhe zbritni - ndosht' aty keni per te gjete fillin e nji hymni, qe Ilyri e vjeter nder kremtime kendonte, ndersa zemra e kombit ne liri kumbonte. O vullnete te ndrydhuna! O vullnete te shtypuna! Tash shegjetat e flakta te shprehjes suaj zharitese drejtoni kah qiella ne ball te hyut a te dreqit i cili fatin tone mbytte ne mnije te vete perpise - ta dije se te Birt' e Shqipes folen ja ngrehen vetvetit.
|