
|
Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Tė kem Ditė, Dritė, Jetė, Vetė, Ah, dua, Qė thua, Tė mos vdes, Po tė mbes Pėrjetė Tė ketė Shpirti im Pa mundim Shėndenė Tė jenė Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirė, Po kam dhe mall E dėshirė, Zot i vėrtetė I gjithėsisė! Tė rronj pėrjetė Ndaj njerėzisė! Ti ke nė dorė, Ēdo gjė qė tė duash; Nukė je i gjorė, Arrin qė tė thuash; Pa bėhenė gjithė ē'dua, Po tė mė dėgjosh mua, Le tė bėhetė thua, Dhe gjithė janė bėrė! Atė qė thua ti vetė, Zot i math e i vėrtetė! Ajo bėnetė nė jetė, Edhe mbaronet' e tėrė! Ti epi jetė njerėzisė, Shto e beko dhe bagėtinė, Se ti je Zot' i gjithėsisė, Nė dorėz' e ke mirėsinė Njerėzis' epi jetė tė gjatė, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinė shkret' e lugėnė thatė Mos e shih kurrė, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithė ē'ke Nga tė mirat, E tė pėshtirat Hidhi kėtje, A vari mė ndonjė grep, A mbuloji mė ndonjė mal, E lėrė vetėm mirėsitė, Fal edhe dritė e jet' e ditė Le tė prėhet gjithė njerėzija E tė mos ketė kurrė tė kėqija; Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė, Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė, E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!
| |