
|
Zot i vėrtetė, Bota e tėrė Gjithė ē'ke bėrė E ē'ka nė jetė Tė gjitha ē'janė Yje dhe diej, E dhé e qiej, Njė gjuhė kanė, Qė thotė emrin tėnt! Ngado qė shikonj, Atė emėr dėgjonj.E shoh mė ē'do vėnt. Dheu, qė rrimė ne, Duke mbleruar, E kam dėgjuar, Qė thotė se ē'je. Yjtė me dritė, Duke kėrcyer, E duke kthyer, Nat' edhe ditė, Re me gjėmim Zoqtė me fjalė, Deti me valė, Lumi me rrėmbim Lulja me erė, Dhe me bukuri, E me mituri, Kur ēel nė verė, Emrin tėnt thonė, Ty tė tregojnė E tė lėvdojnė, Ty gjithė monė! Po njeriu, o Zot! S'ta di emrin tėnt, Se s'gjendet me mėnt. Ah! S'e thotė dot; Njeriu nukė munt, Se gjuhė s'i dhe Qė tė thotė ē'je, O fuqi pa funt! Dielli kur del, A tek perėndon, Zogu kur kėndon, E gjethi tek ēel, Bukur tregojnė, Emrin qė ke, Rrėfejnė ē'gjė je, Dhe mė gėzojnė. Nė gjithė botė Vetėm njeriu s'di Rri si ēilimi E s'mundet ta thotė! Me zė tė zjartė, Donja tė flisnja, Edhe t'i grisnja, Retė si kartė, Si vetėtima; Apo si lumi, Qė s'e zė gjumi, Me oshėtima! Falmė nga togu Q'ėshtė e ē'shohėm Nga gjithė ē'njohėm, Zėn' e njė zogu, Tė rri mė njė vėnt, Edhe mė lerė, Tė them njė herė, Njė herė emrin tėnt.
| |