
|
Rri mejtohem shumė herė Tek perėndon yll'i zjarrtė, Edhe hapetė njė derė, Soje rrjeth njė drit' e artė. Retė, nga pak' e nga pakė, Marrėn njė tjatėr fytyrė, Bėnenė tė kuqe flakė, E deti ndrin si pasqyrė. Oh! sa tė bukura janė Fushatė qė gjelbėrojnė, Qiejtė qė s'kanė anė, Luletė qė lulėzojnė, Zoqthitė qė flasin belbėr E fluturojnė ndė erė, Pyll'i veshur mė tė gjelbėr, Deti i qet' e i gjerė, Lumi qė nxjerr oshėtimė, Qė bubullin nėpėr male Dhe ikėn me fishėllimė Nėpėr fusha me ngadale, Brigjet' e veshurė me bar, Me lule, me gjeth, me fletė, Rrahurė n'ergjėnt edhe n'ar, Ahu me krye pėrpjetė! Mė ēdo kėnt edhe mė ēdo vis E mė ēdo ēuk' e ēdo brinjė Shoh njė plep, njė vith a lis, Njė qarr, njė bush, njė dėllinjė. Hap sytė dhe pėrqark shikonj Fushė, limė, brigje, male, Edhe tė shkuarat kujtonj Njė nga njė, dalengadale. Pėr ata qė janė ndarė Prej nesh, qė rrinim gjithė tok Edhe mė s'i kemi parė, Qė i patmė shpirt edhe shok, Zėmėra mė pėrvėlohet Edhe them vallė ē'u bėnė, Kur shoh qė koha po ndrrohet Dhe tė mugėtit ka rėnė, Po rrjeth nėpėr hapėsirė Edhe sa vete po shtohet, Lint nata me errėsirė, Dheu e qielli ndryshohet. Kėshtu rrotullohet moti, Yjt' e hėna sytė hapin Dhe pas nomit q'u vu Zoti S'rrinė, po gjithėnjė ēapin. Lumi me njė psherėtimė Ikėn edhe vete nė det, Dėgjohet njė bubullimė, Qė pėrhapetė pėrmbi dhet. Duke shkuar dit' e net, E duke ndėrruarė moti, Vemi si lumi nė det, Nga Zoti, prapė te Zoti.
| |