
|
Ishte njė ditė Qė pellasgjitė Posi njė dritė Mbuluan dhenė; Duall ng' Asia Si mizėria Dhe me ania E hodhė denė.
Pas pakė herė, Duke pėrzjerė Ca me tė tjerė, Bėnė elinėt, Dhe duke ndarė Syresh njė farė, Si ka tė ngjarė, Bėri llatinėt.
Edhe tė tjerėt E mė tė ndjerėt, Tė papėrzjerėt, Pellasgjinj mbenė; Maqedhoninjtė E ilirinjtė E mollosinjtė, Gjith' ata qenė.
Dhe ata janė Prindėrtė tanė, Pastaj na thanė Na shqipėtarė; Mundim tė themi Ne ata jemi, Atė gjak kemi, Si dhe shtyparė.
Thot' Herodoti, Nė Tomor zoti Shtėpi qėmoti Kishte Dhodhonė; Eshtė m'e vjetėr Ngaha cdo tjetėr, Shumė mė tepėr, Kjo gjuha jonė.
Ne kurdoherė Burra tė ndjerė Edhe tė vlerė Jemi treguar; Me grekėrinė Dhe me Persinė, Me gjith' Asinė Kemi lėftuar.
Me Lekėn vamė, Muntmė Daranė, Datėn i dhamė Gjithė Asisė; Burr' u dėftyem, Tė gjith' i thyem, Pėrmbys e kthyem Fron' e Persisė.
Tė tėrė dhenė, Den' e sterenė, Sa kombe qenė Nė kėmb i vumė; Dhe mbretėruam Kudo qė shkuam, Tekdo lėftuam, Vėndin e zumė.
Me Pirron vamė Romės i ramė, Llatint' i vramė E i tmeruam; Me Skėnderbenė Tyrqve sa qenė U dhamė dhenė Dhe i dėbuam.
Kush i goditi Posi petriti E i cfiliti Tyrqit, barbarėt? Bota s'kuxonte Qė t'u qėndrontė, Po kush lėftonte? Ne shqipėtarėt.
Pastaj u ndruam, Se s'kupėtuam Dhe nuk e ē'qua Tė mirėn tėnė; Gjaknė pėr botė E derthmė kotė, Njeri ē'tė thotė? Nuk ishte thėnė!
Mbajtmė Tyrqinė, Ngjallmė Greqinė, Ndihm' Italinė. Po Shqipėrinė? Pse s'u munduam? Pėr kė lėftuam? Neve c'fituam? Ē'kemi taninė?
| |