
|
Ujku pa fe Erth nė kope Dhe, si s'pa qėn, U fut nėr dhėn, Njė qėnq zuri Zėmėrguri. Qėngji i tha: "Ore vėlla? E po pėrse? As mė rrėfe Se ē'faj tė kam? I vogėl jam." Ujku i tha: "Do tė tė ha! A e mba mėnt Mė kėtė vėnt Kur mė shave? Mė the xhave!" { xhave -- qėn qė leh mė kot } Qėngj' i thotė: "E ke kotė, Unė sivjet Jam pėrmbi dhet." "Mase, i tha, Qe yt vėlla." "Vėlla, tha, s'kam, I vetėm jam." "Fort mir', i tha, S'paske vėlla, Po jot ėmė Ē'pati prėmė { prėmė -- mbrėmė, dje nė darkė } Qė mė qėrtoi E mė kallėzoi? Do mė zinin, Tė mė vrinin!" Qėngji i tha: "Dy muaj ka Qė s'mė rron mė, Ah, ah, im mė!" Dhe s'duroi dot, Po qau me lot. "E yt atė, Njė brigjatė, Mė pat vrarė Mon' e parė," Tha makuti, Shpirtladuti, Dhe mė s'mėnoi; Mė s'e mundoi, Po posht' e vu Edhe e zu Nga lėfyti Edh' e mbyti, Se tė ligut, Zėmėrshtrigut, Nuk i vjen keq Pėr njė qė heq. { tė heqėsh -- tė vuash }
| |