Albania Online Logo
Please note that this is OLD information and many links may be broken:
I am no longer working on this site, so it is what it is :-)
Albania Online Search:
Help
  Quick Links >    Most Voted Sites   :    What's Cool   :    New Sites   :    Most Visited   :    Suggest a Site ...

All Categories
·Arts & Entertainment
·Business & Economy
·Government & Org.
·News & Media
·People & Culture
·Personal Web Sites
·Travel & Tourism
·Alb. Owned Companies



Shop and Save:






 Home > Arts and Entertainment > Poetry > Ndre Mjeda > Vaji i Bylbylit

  1. Gjyha Shqipe


    Përmbi za që lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon,
    përmbi er' që jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.

    Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
    ku e shkoj jetën tash sa mot,
    veç për ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.

    Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
    jan' të bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    për mue t'tanave iu del.

    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, Shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    që shpërndahet kand e kand.

    Geg' e tosk', malsi, jallia
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
    ndër kto vllazën shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    çka natyra vet' përpoq.

    Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
    si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
    për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush për motër t'vet.

    E njat tok' që je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, që mbet mblue
    sot nën dhe, edhe shqip flet.

    More Poezi From: Naim Frasheri - Gj Fishta - Fan Noli - Asdreni - Çajupi
    Ismail Kadare - Migjeni - Ndre Mjeda - Vaso Pasha - Dritero Agolli - more..

Refine by Language:

Steal this graphic; just cut & paste to add it to your site or blog:

Albania Online

Please note that this is OLD information, as I am no longer working on it.

- Contact Suggest A Site
© 2007 Albania Online.com All Rights Reserved